Livingston mbetet pa licence

17 Sep

Ky vendim prek shtetasit shqiptarë, sepse të gjitha fluturimet për dhe nga Italia të kompanisë Fly Albania mbulohen nga avionët e «New Livingston».

Autoritetet italiane vendosën sot që t’i pezullojnë licencën kompanisë së fluturimeve «New Livingston», raporton noa.al duke cituar burime zyrtare. Ky vendim prek edhe shtetasit shqiptarë, sepse të gjitha fluturimet për dhe nga Italia të kompanisë Fly Albania mbulohen nga avionët e «New Livingston». Enti Kombëtar për Aviacionin Civil (ENAC), njoftoi sot se ka vendosur që të pezullojë licencën e kësaj kompanie dhe ka urdhëruar që ajo të mos shesë më asnjë biletë për fluturime pas datës 14 korrik 2014, informon korrespondentja e noa.al në Milano duke iu referuar njoftimit zyrtar nga ENAC. ENAC tha se vendimi për të pezulluar licencën e transportit ajror të kompanisë së fluturimeve «New Livingston» S.p.A. erdhi pasi u konstatuan probleme financiare si dhe teknike dhe operative që bëjnë të pamundur mbajtjen e licencës sipas rregullores nr. 1008 të vitit 2008. ENAC fton që të mos shiten bileta të tjera për t’u përdorur pas 14 korrikut 2014 dhe të merren masa për të respektuar të drejtat e pasagjerëve për mbrojtjen e tyre në këtë rast. ENAC kërkon që pasagjerët e dëmtuar të informohen dhe të zhdëmtohen. Lidhur me këtë vendim, po ashtu redaksia e noa.al kërkoi pak më parë një qëndrim nga zyrat e Fly Albania në Tiranë. Igli Larashi, administrator i Fly Albania tha për noa.al se do të shihen alternativa të tjera për pasagjerët e mundshëm që dëmtohen nga ky vendim. «Ne do të shqyrtojmë mundësi të tjera për të asistuar pasagjerët. Kompani të tjera që mund të bëjnë transportin e pasagjerëve», – tha Larashi i pyetur nga noa.al se a merr përsipër kjo kompani të zhdëmtojë udhëtarët që kanë paguar bileta në avancë. Larashi sqaron se Fly Albania është tour operator dhe jo kompani ajrore duke shtuar se «ne blejmë vendet tek avionët e New Livingston». Praktikisht fluturimet e Fly Albania, nga Italia dhe për në Itali, kryhen të gjitha me New Livingston, transmeton noa. Larashi shprehet optimist se «bashkëpunimi me New Livingston do të vazhdojë»./d

Prishtina Reisen

14 Aug

Charter fluturime për shumë destinacione në Evropë

Jemi të specializuar në charter fluturime
Reiseburo Prishtina organizon fluturime direkte për shumë destinacione në Evropë, kryesisht në qytetet e Gjermanisë, Zvicrës. Austrisë dhe Italisë. Duke përzgjedhur kompani ajrore stabile dhe serioze ne kujdesemi që ju të shfrytëzoni në maksimum udhëtimin tuaj!
Tashmë Stambolli është më afër!

Fluturime direkte në destinacionin Stamboll – Prishtinë – Stamboll
Reisebüro Prishtina, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze turke AtlasJet kanë filluar fluturimet direkte në destinacionin Stamboll – Prishtinë – Stamboll, duke ju ofruar mundësinë që me çmime shumë të volitshme të fluturoni për nevojat tuaja private dhe biznesore. Së shpejti do të keni mundësinë që përmes paket ofertave, të përfitoni edhe më shumë!
Pushimet verore po afrohen – VERA 2011

Rezervoni më herët që të kaloni pushimet më lirë!
Tashmë ka kaluar një dekadë prej kur Reisebüro Prishtina filloi me organizimin e paket aranzhmaneve. Por, sot shumëqka ka ndryshiar dhe ju do të përballeni me ofertat tona të pafund, dhe çmimeve më të favorshme në treg. Rezervoni më herët për të përfituar zbritje!

Ground handling Prishtina Reisen

Ne mund të përshtasim produktet tona me nevojat specifike të secilit prej klientëve tanë, duke ofruar të gjitha, ose një përzierje të shërbimeve të mëposhtme:

• Shërbime për pasagjerë
• Check-in për pasagjerë
• Rezervim dhe shitje biletash
• Boarding
• Humbe gabazhi
• Trajtimin e parregullsisë (vendosje në hotel, kupona ushqimi)
• Shërbime të veçanta
• Ramp / Shërbime teknike
• Ngarkim bagazhi
• Pushback, tërheqje dhe ripozicionim të aeroplanit
• Pastrim të aeroplanit
• De-icing të aeroplanit
• Load control, komunikim, operim të fluturimeve, dërgesa
• Menaxhim të linjës ajrore
• Supervizim

Për cilindo nga këto shërbime, kontaktoni direkt në zyren qëndrore në Prishtinë: +381 (0)38 232 999.

Për kompani ajrore komperciale, fluturime qeveritare dhe ushtarake, ofrojmë shërbimin e Groung Handling në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Stafi ynë profesional dhe i licensuar, do t’ju ofrojë asistencën e plotë në marrjen e lejeve, orareve, marrjes së karburantit, etj.

Reisebüro Prishtina është e angazhuar që vazhdimisht të ofrojë shërbimet profesionale në fushën e aviacionit (Ground handling), duke pasur një staf multifunisional dhe elan për punë.

Pushime verore dhe dimërore

Tashmë ka kaluar një dekadë prej kur Reisebüro Prishtina filloi me organizimin e paket aranzhmaneve. Por, sot shumëqka ka ndryshiar dhe ju do të përballeni me ofertat tona të pafund, dhe çmimeve më të favorshme në treg. Rezervoni më herët për të përfituar zbritje!

Për këtë verë, kemi përgatitur befasitë dhe ofertat më të mira për bregdetin turk dhe të Qipros Turke, bregdetin shqiptar, të Ulqinit dhe atë Bullgar.

Organizojmë charter fluturime direkte nga Prishtina për në:

Reiseburo Prishtina

Reiseburo Prishtina organizon: – Paket aranzhmane turistike verore dhe dimërore
– Turizëm vendor
– Turizëm malor dhe ekologjik
– Turizëm shëndetësor dhe të tretmaneve të bukurisë
– Shopping tura
– Shëtitje fakultative për grupe
– Kryqëzime detare me jahta luksoze në Adriatik, Egje dhe Mesdhe
– Absolventiada
– Weekend udhëtime për korporata
– Vizita dhe udhëtime me kërkesë speciale

Fluturimet Charter

Tek ne mund të bëni rezervimin e biletave nga Prishtina, Shkupi dhe Tirana për të gjitha destinacionet botërore, me të gjitha kompanitë ajrore. Stafi ynë është i trajnuar në kryerjen e të shërbimeve që kanë të bëjnë me rezervimin e biletave ajrore, hoteleve, rent-a-car si dhe rezervimin e pushimeve tuaja verore dhe dimërore në tërë botën

Organizojmë charter fluturime direkte nga Prishtina për në:
ZÜRICH
GENEVA
STUTTGART
DÜSSELDORF
STUTTGART
MÜNICH
VIENNA
VERONA
ISTANBUL

Ju ofrojmë më të mirën!

Përmes ofertave speciale, ju mundësojmë që të udhëtoni më shpesh, dhe të merrni çmimet më të mira të mundshme.

Shfrytëzoni ofertat speciale për udhëtimin tuaj të planifikuar apo të rastësishëm. Nuk do të zhgënjeheni!
Prishtine – Stamboll

Prishtine – Vijene
Ofertat speciale – fluturime

Ëhtë koha që të vizitoni Qipron Veriore, ku bukuria shkëmbore, plazhet e bukura dhe jeta e pasur e natës, ju mbush me energji dhe vullnet për të vazhduar edhe më shumë.
Rezervoni që tani që të merni çmimet më të mira.

Reiseburo Prishtina

OFERTA SPECIALE PËR KËTË SEZON:

Paketa biznesi

Për ju, biznesi është shumë i rëndësishëm, dhe mundoheni që t’i kushtoni shumë rëndësi. Kjo ju kufizon kohën që të merreni me obligimet tjera.
Duke e respektuar kohën tuaj të çmuar, ne ju ofrojmë asistencën e plotë për udhëttimin tuaj biznesor.

Gjithmonë për ju, dedikojmë kohën dhe energjinë.

Me qëllim që të jemi gjithmonë sa më azhurë dhe t’ju ofrojmë shërbimin më të mirë, ne kemi lënë një linjë të veçantë, ku ju do të kontaktoni për nevojat tuaja, pa patur nevojë të prisni.

Prandaj, zgjedhni Reisebüro Prishtinën si oartnerin tuaj për udhëtime dhe do të bindeni për kualitetin e shërbimeve dhe privilegjet që do t’i përjetoni.

Reisebüro Prishtina për bizneset

Për bizneset e vogla, të mesme dhe korporatat ofrojmë paketa të ndryshme të udhëtimeve biznesore, për shume destinacione. Varësisht nga volumi i udhëtimeve, ne ju ofrojmë kartelat e anëtarësimit, nëpërmes të të cilave ju përfitoni çmime dhe shërbime speciale.

Na vizitoni apo kontaktoni përmes telefonit, për të kuptuar më shumë për kartelën e anëtarësimit të Reisebüro Prishtina

Aeroporti i Prishtinës Kosova Reisen

14 Aug

Kosova Reisen

Askush më mirë se udhëtari nuk e ndien peshën e shërbimeve të një kompanie.

Që nga themelimi, kompania jonë e mbështetë. zhvillimin e vet në standarde, paraprakisht të certifikuara. Me një mikpritje dhe kulturë të mirëfilltë të stafit tonë, jemi kujdesur në mënyrë të veçantë për çdo udhëtarë, që ai t’i ndiejë shërbimet e përzemërta të shpejta dhe efikase të kompanisë Kosova Reisen sonë. Principi i strukturës së thjeshtë të çmimeve, prania e përhershme pranë jush, janë parime elementare që e përcaktojnë misionin tonë në përmbushjen e të gjitha nevojave të udhëtarit për një udhëtim të rehatshëm të kulturuar dhe të sigurt.  Kosova Reisen

Prishtinë – ZurichHa, 15 GUS 2011, 09:30489 Sfr *
Ha, 15 GUS 2011, 14:30489 Sfr *
Zurich – PrishtinëHa, 15 GUS 2011, 06:3049 Sfr *
Ha, 15 GUS 2011, 06:2049 Sfr

Aeroporti i Cyrihut gjendet vetëm 10 km nga qyteti (Klloten). Afër është autostrada (Unaza Veriore e Cyrihut) prandaj është shumë lehtë për ta gjetur. Udhëtarët kanë në dispozicion edhe hekurudhën e cila është mënyra më e sigurt dhe më i saktë për të arritur deri këtu. Ju, së paku dy orë para fluturimit, duhet të paraqiteni në sportelin tonë i cili gjendet në Terminalin 2.

Në rast vonese ju lutemi lajmërohuni me telefon drejtpërdrejtë në sportelin tonë në numrin 043/816 5934 ose në zyrën qendrore044/215 20 20 . Ju lutemi keni parasysh që nëse vonoheni gjatë mund ta humbni vendin e rezervuar në aeroplan.

Në sportelin tonë si dhe në Chek-in ju do të merrni informacione të sakta rreth fluturimit tuaj.

Pesha e bagazhit e lejuar për person është 20 kg. Përpiquni që të mos merrni më tepër bagazh sepse për çdo kilogram të tepërt paguani 13 Sfr. si dhe ka mundësi që bagazhi juaj të vonohet. Në rast se bagazhi juaj është vonuar ose humbur, ju duhet që së pari të paraqiteni në sportelin „Lost and Found“. Përgjegjësinë për bagazhin e mban kompania ajrore dhe aeroporti. Kosova Reisen

Aeroporti i Prishtinës Kosova Reisen

Aeroporti i Prishtinës shtrihet në fshatin Sllatinë rreth 17 km nga qyteti. Për të arritur aty ju duhet të merrni rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Meqenëse kjo është mundësia e vetme të vihet deri aty ju preferojmë që të niseni më herët për shkak të ngarkesës së madhe të këtij segmenti rrugor. Ju duhet të paraqiteni në sportelin tonë në aeroport së paku 1 orë e gjysmë para fluturimit. Në rast vonese ju lutemi lajmërohuni drejtpërdrejtë në numrin e telefonit 038/548 436ose mobil 044/111 323 . Vonesa juaj mund të sjell humbjen e vendit tuaj në aeroplan.

Në sportelin tonë si dhe në Chek-in ju do të merrni informacione të sakta rreth fluturimit tuaj.

Sasia e bagazhit e lejuar për person është 20 kg. Përpiquni që të mos merrni më tepër bagazh sepse çmimi për çdo kilogram të tepërt është 13 Sfr. si dhe ka mundësi që bagazhi juaj të vonohet. Në rast se bagazhi juaj është vonuar ose humbur ju duhet që së pari të paraqiteni në sportelin „Lost and Found“. Përgjegjësinë për bagazhin e mban kompania ajrore.

Fluturimet

Nga Zurichu, nga Prishtina, nga Shkupi apo nga Tirana për në cilindo aeroport të botës, ne jemi gjithmonë të gatshëm t’ju rezervojmë një udhëtim të rehatshëm. Ju u mbetet vetëm një telefonatë në cilëndo nga zyrat tona ose të kërkoni në faqen tonë në Internet.
Sot, nesër apo kurdo që keni planifikuar të fluturoni, konsultohuni njëherë me ne sepse ia vlen.

Kosova Reisen

Air Prishtina

14 Aug

Me Air Prishtina ju fluturoni në Kosovë dhe Maqedoni.

Air Prishtina, ofruesi kryesor për udhëtime të lira dhe kualitative për në Kosovë dhe Maqedoni tash e 30 vjet, shërben si urë lidhëse mes familjes dhe vendlindjes.
Air Prishtina : çmimet aktuale

Për Prishtinë nga

Veronë
nga EUR 59,00
Venezia
nga EUR 59,00
Milano/Bergamo
nga EUR 59,00
London/Stansted
nga EUR 89,00
Liege
nga EUR 69,00
Shtutgart
nga EUR 49,00
Mynhen
nga EUR 49,00
Friedrichshafen
nga CHF 100,00

një drejtimshe inkl. Taxat

Fluturime tjera
Air Prishtina aktuale

Direkt nga Bodensee për në Prishtinë
Nga data 2 korrik, ofrojmë fluturime të rregullta javore me XL-Airways nga aeroporti i Bodensee-Fridrichshafen direkt për në Prishtinë.
Informata shikoni ne News

Nga 11.07: Londër – Prishtinë – Londër
Tani, edhe atdhetarëve tanë nga Britania e Madhe iu ofrojmë fluturime direkte me çmime të volitshme për në atdhe.
Informata shikoni ne News