Aeroporti i Prishtinës Kosova Reisen

14 Aug

Kosova Reisen

Askush më mirë se udhëtari nuk e ndien peshën e shërbimeve të një kompanie.

Që nga themelimi, kompania jonë e mbështetë. zhvillimin e vet në standarde, paraprakisht të certifikuara. Me një mikpritje dhe kulturë të mirëfilltë të stafit tonë, jemi kujdesur në mënyrë të veçantë për çdo udhëtarë, që ai t’i ndiejë shërbimet e përzemërta të shpejta dhe efikase të kompanisë Kosova Reisen sonë. Principi i strukturës së thjeshtë të çmimeve, prania e përhershme pranë jush, janë parime elementare që e përcaktojnë misionin tonë në përmbushjen e të gjitha nevojave të udhëtarit për një udhëtim të rehatshëm të kulturuar dhe të sigurt.  Kosova Reisen

Prishtinë – ZurichHa, 15 GUS 2011, 09:30489 Sfr *
Ha, 15 GUS 2011, 14:30489 Sfr *
Zurich – PrishtinëHa, 15 GUS 2011, 06:3049 Sfr *
Ha, 15 GUS 2011, 06:2049 Sfr

Aeroporti i Cyrihut gjendet vetëm 10 km nga qyteti (Klloten). Afër është autostrada (Unaza Veriore e Cyrihut) prandaj është shumë lehtë për ta gjetur. Udhëtarët kanë në dispozicion edhe hekurudhën e cila është mënyra më e sigurt dhe më i saktë për të arritur deri këtu. Ju, së paku dy orë para fluturimit, duhet të paraqiteni në sportelin tonë i cili gjendet në Terminalin 2.

Në rast vonese ju lutemi lajmërohuni me telefon drejtpërdrejtë në sportelin tonë në numrin 043/816 5934 ose në zyrën qendrore044/215 20 20 . Ju lutemi keni parasysh që nëse vonoheni gjatë mund ta humbni vendin e rezervuar në aeroplan.

Në sportelin tonë si dhe në Chek-in ju do të merrni informacione të sakta rreth fluturimit tuaj.

Pesha e bagazhit e lejuar për person është 20 kg. Përpiquni që të mos merrni më tepër bagazh sepse për çdo kilogram të tepërt paguani 13 Sfr. si dhe ka mundësi që bagazhi juaj të vonohet. Në rast se bagazhi juaj është vonuar ose humbur, ju duhet që së pari të paraqiteni në sportelin „Lost and Found“. Përgjegjësinë për bagazhin e mban kompania ajrore dhe aeroporti. Kosova Reisen

Aeroporti i Prishtinës Kosova Reisen

Aeroporti i Prishtinës shtrihet në fshatin Sllatinë rreth 17 km nga qyteti. Për të arritur aty ju duhet të merrni rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Meqenëse kjo është mundësia e vetme të vihet deri aty ju preferojmë që të niseni më herët për shkak të ngarkesës së madhe të këtij segmenti rrugor. Ju duhet të paraqiteni në sportelin tonë në aeroport së paku 1 orë e gjysmë para fluturimit. Në rast vonese ju lutemi lajmërohuni drejtpërdrejtë në numrin e telefonit 038/548 436ose mobil 044/111 323 . Vonesa juaj mund të sjell humbjen e vendit tuaj në aeroplan.

Në sportelin tonë si dhe në Chek-in ju do të merrni informacione të sakta rreth fluturimit tuaj.

Sasia e bagazhit e lejuar për person është 20 kg. Përpiquni që të mos merrni më tepër bagazh sepse çmimi për çdo kilogram të tepërt është 13 Sfr. si dhe ka mundësi që bagazhi juaj të vonohet. Në rast se bagazhi juaj është vonuar ose humbur ju duhet që së pari të paraqiteni në sportelin „Lost and Found“. Përgjegjësinë për bagazhin e mban kompania ajrore.

Fluturimet

Nga Zurichu, nga Prishtina, nga Shkupi apo nga Tirana për në cilindo aeroport të botës, ne jemi gjithmonë të gatshëm t’ju rezervojmë një udhëtim të rehatshëm. Ju u mbetet vetëm një telefonatë në cilëndo nga zyrat tona ose të kërkoni në faqen tonë në Internet.
Sot, nesër apo kurdo që keni planifikuar të fluturoni, konsultohuni njëherë me ne sepse ia vlen.

Kosova Reisen

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: