Livingston mbetet pa licence

17 Sep

Ky vendim prek shtetasit shqiptarë, sepse të gjitha fluturimet për dhe nga Italia të kompanisë Fly Albania mbulohen nga avionët e «New Livingston».

Autoritetet italiane vendosën sot që t’i pezullojnë licencën kompanisë së fluturimeve «New Livingston», raporton noa.al duke cituar burime zyrtare. Ky vendim prek edhe shtetasit shqiptarë, sepse të gjitha fluturimet për dhe nga Italia të kompanisë Fly Albania mbulohen nga avionët e «New Livingston». Enti Kombëtar për Aviacionin Civil (ENAC), njoftoi sot se ka vendosur që të pezullojë licencën e kësaj kompanie dhe ka urdhëruar që ajo të mos shesë më asnjë biletë për fluturime pas datës 14 korrik 2014, informon korrespondentja e noa.al në Milano duke iu referuar njoftimit zyrtar nga ENAC. ENAC tha se vendimi për të pezulluar licencën e transportit ajror të kompanisë së fluturimeve «New Livingston» S.p.A. erdhi pasi u konstatuan probleme financiare si dhe teknike dhe operative që bëjnë të pamundur mbajtjen e licencës sipas rregullores nr. 1008 të vitit 2008. ENAC fton që të mos shiten bileta të tjera për t’u përdorur pas 14 korrikut 2014 dhe të merren masa për të respektuar të drejtat e pasagjerëve për mbrojtjen e tyre në këtë rast. ENAC kërkon që pasagjerët e dëmtuar të informohen dhe të zhdëmtohen. Lidhur me këtë vendim, po ashtu redaksia e noa.al kërkoi pak më parë një qëndrim nga zyrat e Fly Albania në Tiranë. Igli Larashi, administrator i Fly Albania tha për noa.al se do të shihen alternativa të tjera për pasagjerët e mundshëm që dëmtohen nga ky vendim. «Ne do të shqyrtojmë mundësi të tjera për të asistuar pasagjerët. Kompani të tjera që mund të bëjnë transportin e pasagjerëve», – tha Larashi i pyetur nga noa.al se a merr përsipër kjo kompani të zhdëmtojë udhëtarët që kanë paguar bileta në avancë. Larashi sqaron se Fly Albania është tour operator dhe jo kompani ajrore duke shtuar se «ne blejmë vendet tek avionët e New Livingston». Praktikisht fluturimet e Fly Albania, nga Italia dhe për në Itali, kryhen të gjitha me New Livingston, transmeton noa. Larashi shprehet optimist se «bashkëpunimi me New Livingston do të vazhdojë»./d

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: